Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për viktimat e shpërthimit të një bombole gazi sot në Rramanli të Kumanovës.

“Ngushëllime familjes dhe të afërmve të aksidentit në fshatin Rramanli të Kumanovës në të cilën u humbën jetën tre fëmijë dhe u lënduan gjashtë të tjerë. Humbja është e pariparueshme, shpresoj që të dëmtuarit, të cilët aktualisht janë duke u kuruar, të jenë mirë”, shkruan Pendarovski.

Ngushëllime për këtë ngjarje të rëndë ka shprehur edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për humbjen tragjike të fëmijëve sot në Rramanli. Sinqerisht shpresoj se tragjedia nuk do të jetë më e madhe dhe se të shtatë të lënduarit rëndë do të shërohen së shpejti. Mbështetje dhe respekt ndaj ekipeve të detyrave për reagimin në kohë dhe ekipit në Qendrën Klinike që kujdeset për të lënduarit”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb