Tërmeti i natës së 26 nëntorit ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në familjen Lala, e cila banonte në një banesë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “News 24” dhe “Balkanweb” se vazhdojnë kërkimet për të gjetur personin e fundit. Siç u raportua më herët, u bë e mundur nxjerrja e dy binjakëve Dionis e Dionisa Lala, djalit 6 vjeç Emilio dhe nënës Marjeta 31 vjeçe .

Vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe Ilir Lalën, xhaxhanë e binjakëve të gjetur të vdekur. Shpresat që Ilir Lala të jetë gjallë janë të pakta.

Operacioni ka qenë i pandërprerë, për të identifikuar vendndodhjen e trupave nën këto gërmadhe. Tashmë vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe xhaxhain. 17-vjeçari Ramë Lala që i shpëtoi vdekjes është nisur për kurim të specializuar drejt Italisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb