Vijojnë kërkime intensive në gërmadhat e mbetura të banesës së familjes Lala në Kënetë të Durrësit. Mëngjesin e sotëm janë çuar në vend edhe qen për të zbuluar se ku mund të jenë 6 pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje që ende nuk janë gjetur. Por pasi kanë qëndruar disa minuta ata janë larguar, çka tregon për punonjësit e shpëtimit se në atë shtrat nuk ka persona.

Ndërkohë një dëshmi vjen nga fqinjët për natën e tërmetit. Ata kanë pohuar për gazetaren Dorjana Bezat se familja Lala ka dalë jashtë pas tërmetit të parë dhe më pas janë rikthyer në banesë dhe kanë qëndruar në katin e 2 për ta pasur më të lehtë për të dalë në rast rreziku, pasi kati i parë ka qenë i pabanueshëm vetëm me kolona.

Nga punonjësit e kërkimit dhe shpëtimit janë hequr inertet dhe janë përqendruar kontrollet tek ky kat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb