Mbi 40 viktima u raportuan nga përplasja e dy trenave në Greqi.

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, u mbajt një minutë heshtje për viktimat e kësaj tragjedie në shtetin fqinj.

Përplasja e një treni mallrash me një tren pasagjerësh rezultoi katastrofal. Me mbi 40 viktima dhe dhjetëra persona të tjerë u raportuan të plagosur.

Pas këtij aksidenti që rezultoi fatal ka dhënë dorëheqjen ministri i Transporteve  Kostas Karamanlis, ndërsa vendi shpalli tri ditë zie kombëtare.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: