Gazetari Erion Kristo, në një takim që kreu i PD Sali Berisha po mban me temë familjen, ka folur mes të tjerash mbi tragjedinë e sotme në Himarë.

Ai u shpreh se në çdo ngjarje të rëndë që ndodh në vendin tonë, do të gjendet një segment i shtetit që çalon apo një person që nuk ka përmbushur detyrën.

“Për shkak të një teme që ka më shumë rëndësi se të gjitha të tjerat e mbledhura bashkë, pasi tek familja përplasen të gjitha dallgët e mundshme që prodhon shoqëria, një nga dallgët e fundit ishte ajo e helikës së skafit të një funksionari të lartë të policisë që në vend të jetë aty të zbatojë ligjin, shkakton tragjedi, Aq sa vetë kryeministri e kupton që ka përgjegjësi direkte Policia e Shtetit.

Problemi i përgjegjësive nuk del asnjëherë, por rritja e çmimeve solli një të mirë.
Që u zgjidh dilema e kosit. Kosi hahet apo pihet, ka qenë një dyzim për shumë kohë. Kosi nuk blihet, u zgjidh si çështjes.

Kur thoshin dikur lëre ç’ke me atë se përshesh me kos po ha. Tani nuk e themi dot për një pjesë të mirë të popullsisë. Nuk i përkas vizionit kataklizmik kur 1/3 e njerëzve janë me probleme të mëdha, ka edhe një çudi, shumë prej tyre janë edhe duartrokitësit më të mirë. Kjo është një nga dilemat e mia më të mëdha. Kam qenë ndër të parët që kam follur për familjen, sepse pa familje nuk ka shtet. Nëse ka vështirësi, ato kanë nisur në familje. Ajo ka humbur funkionet.

Kjo ikje e tmerrshme është hemorragji. Sa herë që dikush ikën, thotë do iki se këtu plas derri, dhe me mijëra fillojnë e shajnë ik vdeksh, duke harruar se një nga arsyet që dikush iku=in është kjo klimë, e pjellë në laboratorët e call centerave që paguhen me paratë e taksave tona. Në momentin që dikush ikën, është si një gur mali që ka rënë. I cili merr me vete edhe shkëmbinj të tjerë. Një njeri që ikën sot është i barabartë me minimumi pesë të ikur nesër. ikën një dajl 2 metrosh, e baashkë me të ikën edhe një vajzë, edhe prindërit, e kështu nis boshatisja.

Vetëm fëmijë shqiptarë në Itali kishin lindur 10 mijë, janë ata fëmijë që na mungojnë tek Abetaret.

Kjo çështjes është aq e madhe sa jeta, sepse familja është mbartësja ne jetës.
Shkërrmoqja e familjes është e dukshme.

Vijmë nga 2-3 ditë me tragjedi pa fund që në thelb kanë familjen.

Vërtetë sot vdiq një fëmijë, problemi është që kjo prek sigurinë e të gjithëve. Të gjithë prindërit janë tronditur thellësisht tani.

Në të gjitha rastet më rezulton që sa herë që ka një ngjarje të rëndë në Shqipëri ka në segment të shtetit që çalon.

Do gjendet diku një mos përmbushje detyre, të dhimbsen rastet kur gra me urdhra mbrojtje humbin jetën.
Aq sa kam thënë që duhet të mbrojmë një herë urdhrin e mbrojtjes e më pas gratë. Ky urdhër nuk ka kuptim real”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb