Tragjedia që ka tronditur sot vendin, ku një vogëlushe ka humbur jetën pasi është goditur nga një mjet lundrues në lëvizje, ka nxitur qytetarët e Beratit të bëjnë homazhe përpara komisariatit të qytetit.

Ndërkohë që kanë qëndruar për disa minuta të ulur në shkallët e policisë, ata kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e vogëlushes dhe kanë vendosur Flamurin Shqiptar në derën hyrëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Fatjon Kora, qytetar aktiv dhe organizator i shumë protestave në Berat, ka deklaruar se ngjarja e sotme na tregoi edhe një herë se në radhët e policisë së shtetit ka ende persona tē inkriminuar dhe me preçedent penal. Kora ka kërkuar pastrimin e radhëve të policisë së shtetit nga policë të kohës së Enver dhe nga policë të pashkolluar.

“Kur ta hapin derën nesër të shikojnë flamurin kombëtar dhe të kuptojnë se janë në shërbim të kombit, për të mbrojtur jetë dhe jo për të vrarë”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb