Vetëm 9 ditë para tragjedisë në Himarë ku një 7-vjeçare u vra nga skafi që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase, kryeministri Edi Rama i bënte publicitet plazheve publike në Himarë.

Por ndryshe nga sa publikohej, me sa duket siguria në plazhet e Himarës lë për të dëshiruar dhe dëshmia më e fortë është tragjedia e ndodhur dje që ka tronditur të madh e të vogël.

“?Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike??♂️
Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët?
#TëBashkuarJoTëNdarë?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
#SkaKohëPërPushim?♀️??♂️”, shkruante Rama më 24 korrik teksa publikonte dhe fotot e plazhit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: