Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për tragjedinë në Himarë, ku një gomone në drejtim Arjan Tase, goditi për vdekje një 7-vjeçare.

Në një status në Twitter, Rama shprehet se për këtë dhimbje nuk ka fjalë ngushëlluese. Gjithashtu ai thekson se fajtori duhet të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia,. Po ashtu shton se drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të nxjerrin mësimet e duhura, e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, tha Rama.

Capture

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb