ITALI– Pesë trupa të pajetë janë gjetur në rrënojat e hotelit malor në Itali të cilët u goditën nga një ortek, gjashtë ditë më parë. Trupat e tre burrave dhe dy grave janë gjetur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 14.

Por, 15 persona të tjerë rezultojnë ende të humbur, dhe ekipet e shpëtimit thonë se ka ende shpresë se disa mund të jenë gjallë, shkruan BBC.

“Jemi duke punuar me mendimin që orteku nuk ka goditur ose shkatërruar domosdoshmërisht çdo dhomë dhe nuk kemi arritur ende në zemër të strukturës”, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Luca Cari.

Ai tha se ekipet e shpëtimit janë duke punuar dhe ende ka shpresë për t’i gjetur të mbijetuarit. Deri më tani, 11 persona janë gjetur të gjallë.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: