Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Manskuri të Kavajës. Rreth orës 11:45 të kësaj të shtune, është gjetur një makinë e djegur, brenda së cilës është gjetur dhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb