Shpëtimtarët kinezë kanë nxjerrë nga toka 11 minatorë, pas 14 ditëve të bllokimit. Si pasojë e shpërthimit të 10 janarit në provicën Shandong, kanë mbetur të bllokuar 22 punëtorë, rreth 600 metra në thellësi të tokës.

Një minator tashmë ka vdekur, derisa për 10 të tjerët nuk dihet ende. Më shumë se 600 persona kanë punuar për t’i nxjerrë ata nga toka.

Pamjet televizive kanë shfaqur minatorin e parë teksa ka dalë në sipërfaqe, me sy të mbyllur për t’i ruajtur nga drita.

Transmetuesi shtetëror CCTV, ka thënë se minatori është jashtëzakonisht i dobët. Ekipet e shpërthimit e kanë mbuluar atë me batanije, para se ta dërgonin në spital.

Në orët vijuese, 10 minatorë tjerë, nga një tjetër zonë e minierës, janë nxjerrë jashtë.

Zyrtarët kanë thënë të enjten se do të duhen edhe dy javë për të kryer shpime, ashtu që të arrihet deri te bllokada e 10 minatorëve të mbetur.

Një minator i shpëtuar është parë i plagosur, mirëpo të tjerët janë parë duke ecur.

Minierat e Kinës janë ndër më vdekjeprurëset në botë.

Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, në minierat e Kinës më 2020 janë regjistruar 573 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: