Prokuroria greke ka ngritur kallëzime të reja penale ndaj tre personave për tragjedinë e përplasjes së trenit në Tempe.

Konkretisht, për ndjekje penale është çuar inspektori i OSE-së, i cili vendosi në turnin e natës stacionitarin tashmë të burgosur dhe nën akuzë për shpërdorim detyre, si dhe ndaj dy punonjësve të stacioneve që supozohej të ishin të pranishëm deri në orën 11 të natës dhe u larguan më herët duke braktisur detyrën.

Ata akuzohen për prishje të sigurisë së transportit, vepër penale që rrezikon nga dhjetë vjet deri në burg përjetë si dhe për veprat e vrasjes nga pakujdesia. Ndërkohë nesër është caktuar seanca plenare e Apelit të Larisës, për të zgjedhur dy hetuesit e Apelit që do të marrin në dorë hetimet për tragjedinë në Tempi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb