Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për tragjedinë e Malit Meron në Izrael, ku 44 persona mbetën të vdekur gjatë një tubimi fetar.

Përmes një postimi në Twitter Balla u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, ndërsa shkruan se qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë tragjedi.

*Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën në tragjedinë e tmerrshme të Malit Meron. Qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë ngjarje tragjike. Lutjet tona shkojnë për qytetarët e Izraelit që u plagosën dhe i urojmë shërim të shpejtë.”, shkruan Balla.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb