Pesëdhjetë e pesë trupa janë gjetur deri në bregun libian, tha një punonjës i ndihmës të shtunën, pasi një anije druri mbante qindra emigrantë të mbytur të enjten.

Operacionet e kërkimit po vazhdojnë të gjejnë emigrantë të tjerë të humbur, tha për “Reuters” një anëtar i Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë. Ende nuk ka një numër të saktë të personave që ishin në bord, por autoritetet libiane kanë thënë se “kjo ishte tragjedia më e madhe e ndodhur këtë vit në ujërat mesdhetare”.

Anëtari i Gjysmëhënës së Kuqe Abdulmenam Abu Sabay tha se anija, e cila u mbyt afër Komasit, rreth 120 km në lindje të Tripolit, mbante 350 vetë, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane.

Deri tani, raportohet se 150 persona kanë ndërruar jetë në Mesdhe. Rojet bregdetare libiane dhe peshkatarët vendës shpëtuan të enjten 134 emigrantë. Libia është një qendër për emigrantët dhe refugjatët, shumë prej të cilëve përpiqen të arrijnë Evropën me anë të anijeve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb