Kanë përfunduar pa rezultat rreth 3 orë kërkime në rrjedhën e lumit Fan në Mirditë për gjetjen e 12-vjeçarit, i cili u mbyt sot teksa po luante me shokët.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se fëmija ka qenë duke luajtur top me fëmijë të tjerë dhe topi u ka rënë në lumë. Teksa është futur për të marrë topin, rrjedha e lumit e ka marrë përpara dhe nuk ka mundur të dalë më.

Për shkak të errësirës janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e 12-vjeçarit. Nesër pritet që të mbërrijnë ekipet polumbare në mbështetje.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shtrungaj të njësisë administrative Fan në Mirditë rreth orës 17:10 të ditës së sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb