Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se turistët kishin mbërritur në hotel vetëm një orë më parë. Sipas Haxhiajt, 4 personat kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

Gazetarja Haxhiaj në një lidhje direkte për ‘News24’ nga vendi i ngjarjes, raportoi se ka qenë një prej recepsionistëve të hotelit ai që ka parë skenën makabre. Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para grupit hetimor se ka qenë rreth orës 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur atyre disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë. “Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati.

Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, kështu mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 4 turistët janë asfiksuar, ndërkohë që pritet të zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: