Ish kryeministri grek Alexis Tsipras ka shprehur solidaritetin e tij, pas situatës tragjike në Shqipëri, të krijuar pas goditjes tragjike të tërmetit, ku deri më tani kanë humbur jetën 12 viktima.
Me një postim në shqip në Twitter, Tsipras shkruan: Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar.
Ndërkohë, në terren autoritet vijojnë punën për shpëtimin e personave të mbetur nën gërmadha, ndërsa deri më tani janë shpëtuar 40 persona.
(BalkanWeb)