Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev reagoi mbrëmjen e djeshme në lidhje me ngjarjen e rëndë ë ndodhi në Tetovë, ku spitali modular i pacientëve me koronavirus u përfshi nga një zjarr i fuqishëm. Nga flakët të paktën 10 persona raportohet se kanë humbur jetën.

Zaev ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se lufta për jetën po vazhdon ende, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.

“Një tragjedi e madhe ka ndodhur në qendrën COVID-19 të Tetovës. Një shpërthim ka shkaktuar një zjarr. Zjarri është shuar, por shumë jetë janë shuar. Lufta për jetën po vazhdon ende, dhe të gjitha shërbimet reaguan, sakrifikuan dhe shpëtuan njerëzit. U shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të të ndjerëve dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Do të përcaktohen shkaqet e zjarrit, për të cilat autoritetet gjyqësore janë tashmë në fushë.

Kjo është një ngjarje me të vërtetë tragjike dhe mund t’ju siguroj se e gjithë maja e shtetit është e angazhuar për shkarkimin e shpejtë të kësaj situate. Aktualisht është në terren selia e krizës në Komunën e Tetovës”, ka shkruar Zaev.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb