Turqia është goditur mëngjesin e sotëm një nga tërmet i fuqishëm, 7.7 ballë i shkallës rihter, ndërsa raportohet për mbi 1500 të vdekur dhe mbi 6000 të plagosur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore, ku rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor. Ky është tërmeti më i fortë që godet vendin në 100 vitet e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb