Rritet bilanci i viktimave pasi një anije me emigrantë u mbyt në brigjet italiane. Deri më tani janë nxjerr të pajetë 59 persona në brigjet e Cutro (Crotone): 26 janë burra, 21 gra dhe 12 të mitur.

Mes viktimave raportohet edhe për dy binjakë të vegjël janë gjetur të pajetë në det dhe një djalë 1-vjeçar në plazh.

Ndërkohë, 81 persona u shpëtuan, nga të cilët 22 janë në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërsa 59 të tjerët janë vendosur në një qendër lokale të pritjes për azilkërkuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb