“E mbushur apo jo, një armë edhe nëse je në skenë nuk i drejtohet kurrë një njeriu tjetër”. Kështu thotë eksperti i armëve, Bryan Carpenter për New York Post, duke nënvizuar se aktori i famshëm Alec Baldwin ka shkelur rregullin numër një për sigurinë e armëve. Aktori e kishte drejtuar armën ndaj një qenie tjetër njerëzore, shtoi ai.

Alec Baldwin rrezikon gjithashtu pasoja për vrasjen aksidentale të drejtoreshës së fotografisë Halina Hutchins, jo në rolin e tij si aktor që ka qëlluar, por si një nga producentët e filmit. Sipas disa ekspertëve ligjorë të cituar nga mediat amerikane, ai nuk ka gjasa të akuzohet për vrasje me qëllim pasi nuk e dinte se arma ishte e mbushur.

Alec Baldwin Rust 125
Alec Baldwin Rust 125

Mundësia e vetme për një aktakuzë penale është nëse vërtetohet se ai e ka përdorur armën në mënyrë të rrezikshme, diçka që ende nuk ka rezultuar, pavarësisht akuzave të Bryan Carpenter. Si një nga producentët e filmit “Rust”, megjithatë, ai rrezikon, të paktën nga pikëpamja civile, një sërë veprimesh ligjore nëse konstatohet një neglizhencë në siguri.

Edhe pse aktori është producenti kryesor, hetimet mund të zbulojnë se producentët e tjerë kanë ulur pragun e sigurisë dhe për këtë arsye janë përgjegjës. Kësaj i shtohet fakti se do të duhet të konstatohet se kush e ka autorizuar zëvendësimin e trupës që i përket sindikatës së sektorit që është larguar nga grupi me operatorë të tjerë që duket se nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë. Cilido qoftë skenari, do të jetë një makth ligjor për Baldwin.

Ngjarja ndodhi më 22 tetor, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, një film western me Alec Baldwin në prodhim në New Mexico, Shtetet e Bashkuara. Aktori vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins, 42 vjeçe dhe plagosi regjisorin Joel Souza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb