Një 9-vjeçare në SHBA ka ndërruar jetë papritur teksa flinte, vetëm tre ditë pasi rezultoi pozitive me COVID-19.

Sipas mediave amerikane, vogëlushja e quajtur Makenizie Gongora, ishte ankuar në shkollë se kishte dhimbje koke dhe barku.

Kur shkoi në shtëpi ajo pa që temperatura trupore filloi t’i rritej. Tezja e saj, tha se e dërgoi vogëlushen në spital për t’i bëra analizat, pasi dyshimi i tyre i parë ishte se 9-vjeçarja mund të ishte prekur nga viruset e stinës. Por përgjigjet e analizës treguan se Gongora ishte infektuar me COVID-19.

Tezja e vajzës ka thënë për mediat se vogëlushja kishte simptoma të lehta të sëmundjes. Nuk paraqiste vështirësi në frymëmarrje apo diçka tjetër shqetësuese.

“Doktorët i thanë nënës së vajzës që të shkojnë në shtëpi dhe të kujdesen për të. Ata e këshilluan që t’ia matnin vazhdimisht temperaturën, si dhe i thanë se nëse kishte ndonjë shqetësim të paraqiteshin sërish në spital”, tha tezja e 9-vjeçares.

Familjarët kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni të asnjë sëmundjeje të fshehtë që mund të kishte vajza e tyre.

Ata tashmë janë në pritje të autopsisë për të mësuar shkakun kryesorë të vdekjes të papritur të vogëlushes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb