Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi, ku 19-vjeçarja shqiptare Sheila Bakija është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, ndërsa nga të shtënat është plagosur rëndë dhe babai i vajzës.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ndërkohë që autori Ilir Dokaj është larguar menjëherë nga vendi i krimit dhe ndodhet ende në kërkim nga policia.

Mësohet se 19-vjeçarja e kishte denoncuar në muajin gusht partnerin e saj për dhunë, por ai nuk u dënua, pasi Prokuroria e Podgoricës u shpreh se në këtë rast nuk kishte vepër penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb