Detaje të reja zbardhe nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korfuz të Greqisë, ku një foshnje 4-muajsh u gjet i vdekur në një hotel me pesë yje. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka shkaktuar tronditje, ndërsa foshnja 4-muajsh ishte nga Britania dhe ndodhej aty me të ëmën 30-vjeçare, e cila kishte shkuar për pushime në ishullin Faiaka.

Sipas informacioneve, e reja e kishte vënë foshnjen në gjumë, duke i dhënë qumësht me beberon, të cilën ja kishte lënë ta thithte deri sa ta zinte gjumi. Ndërkohë, rreth orës 07:30, e ëma është zgjuar dhe ka shkuar të shohë fëmijë, kur ka parë se ai nuk po reagonte dhe lëvizte.

E tronditur, ajo ka thirrur menjëherë njerëzit e hotelit, që të sillnin një mjek për të parë foshnjen. Me të mbërritur doktori, ka thënë se foshnja ka vdekur, ku dyshohet nga mbytja, dhe me të dëgjuar lajmin tragjik, e ëma ka tentuar të hidhet nga ballkoni i dhomës së saj.

Ka qenë stafi i hotelit, që e ka ndaluar të renë dhe e ka shpëtuar, në momentet e fundit. Gruaja britanike është dërguar në spital për mbështetje psikologjike, pas tronditjes që ka pësuar nga humbja e fëmijës së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: