Portieri i Liverpool-it dhe kombëtares së Brazilit, Arlison Beker ka humbur tragjikisht të atin. Joze Agostinjo, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare në jug të Brazilit. Mediat vendase bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të babit të gardianit të Liverpool-it është konfirmuar dhe nga klubi i Sao paolos.

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e portierit të Liverpulit, Alison Beker. Babai i tij, Joze Agostinjo Beket, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare në jug të Brazilit.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Joze Agostinjo Bekers, babait të portierëve, Alison dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

Siç raportohet, 57-vjeçar fillimisht ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb