Një shkencëtar rus i cili punoi për zbulimin e një vaksinë kundër Covid-19, është gjetur i vdekur në rrethana misterioze në Shën Petersburg.

Sipas mediave, Alexander ‘Sasha’ Kagansky, 45 vjeç, i njohur për punën e tij në luftimin e kancerit, u raportua se kishte rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese të lartë banimi.

Ai gjithashtu kishte një plagë me thikë në trup, sipas Moskovsky Komsomolets (MK). Komiteti rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vrasje e Dr.Kaganksy dhe një i dyshuar 45-vjeçar është ndaluar.

Dr.Kagansky, profesor asistent në Vladivostok ka punuar në Edinburg për 13 vjet deri në 2017. Ai ishte kohët e fundit Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpurus nimin kërkimor me universitetin skocez.

Mediat raportojnë se akademiku kishte zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vdiq në rrethana të çuditshme.

Raporti nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare Covid-19 ai supozohej se kishte punuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb