Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh.

Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte pa shenja jete.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: