Boksieri Simiso Buthelezi nga Afrika e Jugut ka vdekur tragjikisht në spital pas dëmtimeve të rënda që mori në tru gjatë një përballje në ring.

Në ndeshjen e zhvilluar në Durban, Buthelezi u pa teksa u çakordua në ring dhe goditjet e tij po lëshoheshin në ajër, pasi ai i ktheu shpinën kundërshtarit.

Pamjet rrënqethëse të tronditjes që boksieri i ri pësoi janë bërë virale në rrjet, ndërsa Buthelezi ishte  vetëm disa sekonda larg fitimit të titullit WBF për Afrikën në peshën e lehtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai e kishte pasur nën kontroll dhe po e dominonte kundërshtarin e tij Siphesihle Mntungëa gjatë gjithë kohës, deri në momentin kur arbitri u detyrua të ndalte përballjen pasi Buthelezi u var në litarët e ringut.

Në një përditësim tronditës nga spitali, Michael Benson i talkSPORT njoftoi në Twitter se boksieri i ri kishte vdekur pasi nuk kishte përballuar traumat e shkaktuara nga goditjet e forta të kundërshtarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: