Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një qen ka kafshuar për vdekje një foshnjë 7 muajshe. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Bad Koenig, rreth 30 kilometra në juglindje të Frankfurtit. Mësohet teksa autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Qeni është marrë në një strehë të kafshëve, ku stafi e kishte cilësuar si “shumë agresiv”. “Hessenschau.de”, shkruan se foshnja u kafshua ditën e hënë, ndërkohë që humbi jetën në spital.

Mësohet se qeni ishte marrë nga familja e viktimës në një strehë të kafshëve, ndërsa ishte cilësuar si “shumë agresiv”. Kujtojmë se vetëm një javë më parë një qen sulmoi për vdekje dy persona në Gjermani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb