Biznesmanja e njohur në Hong Kong, Luo Lili, e cila më parë ishte fotografuar me persona si Hillary Clinton, apo Rita Ora, raportohet se i ka dhënë fund jetë bashkë me bijën e saj të sapolindur, e dyshuar se vuante nga depresioni i pas-lindjes.

Në foto të mëparshme ajo ishte parë me këngëtaren Rita Ora dhe ish-kandidaten presidenciale amerikane Hillary Clinton, teksa mbështeste statusin e saj si grua e pasur e shoqërisë së lartë, edhe pse nuk ka sugjerime se i njihte ato.

Luo i gjet e zhveshur bashkë me beben e saj pesë-muajshe, para bllokut luksoz të apartamenteve ku banonte, raportonin mediat vendase.

Nuk dihet se cili është babai i bebes tragjike, edhe pse biznesmenja kishte konfirmuar se ishte “nënë e vetme” në rrjetet sociale disa ditë para vdekjes.

34-vjeçarja dukej një person i lumtur në rrjetet sociale, teksa shpërndante foto ku e quante beben e saj “dhuratë nga Zoti”.

Luo ishte themeluese e kompanisë së saj të suksesshme TriBeluga në 2014, në mbështetje të sipërmarrësve në Kinë, SHBA dhe Korenë e Jugut.

Ajo vinte nga një familje e pasur dhe kishte studiuar në SHBA, e gjithashtu kishte jetuar në Zvicër e Australi.

Luo besohet se është hedhur nga një nga ndërtesat e Parc Palais, në kompleksin rezidencial Yau Ma Tei, në Hong Kong.

Rojet e sigurisë thanë se kishin dëgjuar një përplasje të fortë rreth orës 5 pasditen e 6 janarit dhe kishin gjetur gruan e vdekur dhe beben e saj disa metra më larg me plagë të rënda. Mediat vendase thanë se ajo vuante nga depresioni post-natal por hetimet vazhdojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb