Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku një i moshuar është hedhur nga kati i shtattë i pallatit, ku banonte, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia njofton se ka ndërruar jetë 75-vjeçari V. N., i cili është vetëhedhur nga pallati rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb