Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi dje në Markopoulo, Ilia. I riu shqiptar u gjet nga banorët e zonës i varur në një pemë në këtë zonë.

Sipas patrisnews.gr, 32-vjeçari kishte kërcënuar një ditë para se të kryente aktin fatal se do të bënte vetëvrasje pasi ish-e dashura e tij nuk donte të kthehej më me të.

“Ish e dashura e të riut shqiptar ka refuzuar të lidhet sërish me të, kur ai është kthyer nga një udhëtim dhe sipas informacioneve ai e ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës”, shkruajnë mediat greke. Ka qenë pikërisht vajza që ka njoftuar autoritetet greke për mesazhin, por pas ndërhyrjes së policisë u pa se ishte tepër vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb