Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një 16-vjeçar, i quajtur Rosario, ka marrë fshehurazi makinën e të atit për të dalë dhe bërë shëtitje me të dashurën, të quajtur Giulia.

Bashkë me të rinjtë ndodheshin edhe dy bashkëmoshatarë të tyre, por që për fat të mirë kanë arritur të shpëtonin. Karabineriët kanë rindërtuar të gjithë copëzat e ngjarjes, për të formuar të tërën. Sipas tyre, makina drejtohej nga 16-vjeçari, edhe pse ky i fundit s’kishte leje drejtimi.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet presin marrjen e dëshmisë së dy të rinjve të mbijetuar për të dhënë detaje më të plota.

Policia ka mësuar për ngjarjen nga vetë familjarët e 16-vjeçarit, të cilët kur nuk gjetën makinën në banesë bënë denoncim në polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: