ITALI

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Itali, ku si pasojë 3 djem dhe një vajzë kanë ndërruar jetë në vend. Mediat italiane shkruajnë se makina, ku udhëtonin 3 djem dhe 2 vajza ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.

Pasi makina ra në kanal, atyre iu është dhënë ndihma e parë nga disa djem aty pranë. Edhe pse ata bënë përpjekjet maksimale, vetëm një vajzë arriti të shpëtojë.

Të katër viktimat dhe vajza e plagosur ishin duke udhëtuar nga vendlindja e tyre, San Donà. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur totalisht ngjarjen e rëndë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb