Tragjik ka rezultuar fati për një 47-vjeçare shqiptare në Itali, e cila humbi jetën në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Vignola në Itali.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Violeta Cakën, nënë e tre fëmijëve.

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar. Si pasojë e përplasjes makina e Cakës ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb