Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja, raporton Gazeta Shneta.

Lidhur me rastin Gazeta Express ka tentuar të bisedojë me drejtoreshën e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike. As nga zyra për informim e QKUK-së nuk kanë folur për rastin.

Detaje të tjera pritet që të mësohen rreth ngjarjes së rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb