Dhimbje dyfish për një familje në Librazhd. Një 51-vjeçari ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij. Ngjarja ndodhi në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se burri i pajetë është identifikuar si Avni Duka banues në Durrës. Të njëjtat burime konfirmuan se fshati ku u ai humbi jetën është vendlindja e të ndjerit. Mësohet se Duka kishte mbërritur në fshatin Dardhë ku po zhvillohej ceremonia mortore e të motrës që ishte ndarë nga jeta të enjten.

51-vjeçari e ka përjetuar jashtëzakonisht keq vdekjen e të motrës dhe kjo mendohet se e ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore dhe papritur ka rënë përtokë, ndërsa ka ndërruar jetën. Trupi i pajetë i Avni Dukës është transportuar në spitalin e Librazhdit për t’ju bërë autopsia, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes. Aktualisht ka dyshime se ai ka humbur jetën si pasojë e një atakut kardiak.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: