Djali i bosit të drogës,”El Chapo”, Ovidio Guzmán është duke u mbajtur në burgun federal të sigurisë së lartë të Meksikës, pas arrestimit të bujshëm ditën e djeshme. Autoritetet meskine kanë raportuar se nga mega-operacioni i arrestimit, kanë humbur jetën 29 persona.

Arrestimi i Guzmán në mëngjesin e së enjtes shkaktoi kaos rreth qytetit të Culiacán, pasi autoritetet u kërkuan qytetarëve të tregohen vigjilentë ndaj.
Ministri i Mbrojtjes Lusi Cresencio Sandoval, ka raportuar se në operacion u përfshinë 200 forca speciale dhe se midis 29 viktimave, 19 ishin anëtarë të dyshuar të bandës ndërsa 10 të tjerët ishin personel ushtarak.

Po ashtu nga operacioni, u arrestuan dhe 21 persona të tjerë, ndërsa në lidhje me plagosje nuk është bërë asnjë raportim.
Guzman përshkruhet si “një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa” dhe ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por është liruar me urdhër të Presidentit të Meksikës për të shmangur sulme dhe trazira.

Në lidhje me shtetin e Sinaloas, ajo cilësohet si shtëpia e organizatave më të mëdha të trafikut të drogës, me lider “El Chapon”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb