PEQIN-Tragjik ka rezultuar fati i një 10-vjeçari në Peqin, i cili ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamionçinë që drejtohej nga daja i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjocaj.

Gazetari i ‘News24’ Fatmir Pope bën me dije për ‘BalkanWeb’, se i mituri me inicialet S.B., ka tentuar të kaloj rrugën, teksa është përplasur nga mjeti me targa LU 68 262. Ndonëse ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.

Sakaq, policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Njoftohemi se sot më datë 24. 09. 2016 shtetasi Xh. S rreth 40 vjeç, banues në Lushnje duke drejtuar mjetin tip Benz Kamioçinë me targa LU 68 262, në fshatin Gjocaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, këmbësorin shtetasin S.B rreth 8-10vjeç, banues në fshatin Gjocaj. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe procedurial”, citohet ne njoftimin e policise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: