ROSKOVEC

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Roskovec. Dy elektricistë kanë rënë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë, duke ndërruar jetë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se viktima kanë mbetur shtetasit Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb