Një 54-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Selanik, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra në një aksident të rëndë rrugor.

Sipas medias vendase Thestival.gr, motoçiklisti 54-vjeçar u përfshi në një aksident mesditën e së enjtes në qendër të Selanikut, ku u përplas me një automjet.

Përplasja ishte aq e fortë sa shtetasi shqiptar ka përfunduar i shtrirë në rrugë dhe për shkak të plagëve të rënda, ka pësuar një atak kardiak.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e reagimit të shpejtë EKAB, një autoambulancë dhe një njësi e lëvizshme e policisë.

Edhe pse është intubuar në kohë, ai është transferuar në gjendje të rëndë në spitalin “Hipokrati” të Selanikut dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë nuk ia ka dalë mbanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb