Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moschopotamos të Selanikut, ku një 48-vjeçare shqiptare gjeti vdekjen në një aksident.

Ngjarja ndodhi teksa një mjet bujqësor i drejtuar nga një 29-vjeçar u përmbys, dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen nëna e tij.

Po ashtu e plagosur ka mbetur një 31-vjeçare, e cila po hipte në mjet. Sipas medias greke, viktima dhe i biri prej vitesh në këtë zonë. Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit aktualisht po kryhen nga Departamenti i Trafikut në Katerini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb