KANSAS

Pesë anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur brenda një vile në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Ditën e Krishtlindjeve. Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë rreth orës 17:00 të së premtes për një aktivitet të dyshimtë brenda një shtëpie.

Kur sherifët arritën në vendngjarje, panë 5 trupa pa jetë të shtrirë në tokë. Policia dyshon se personat janë vrarë.

Forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen tronditëse.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb