Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një 28-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës, pranë banesës së tij, në fshatin Kullaj.

Policia njofton se viktimë është i riu L. B., i cili ishte larguar nga banesa para disa ditësh, pasi vuante nga depresioni.

Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: