Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Skraparit. Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysmë ka rënë në vatrën e zjarrit ku po zihej raki në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit.

Mësohet se fëmija 1 vjeç e gjysmë ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku babai i tij po ziente rakinë. Si pasojë, fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.

Ngjarja aksidentale ka tronditur jo vetëm familjarët e djalit, por të gjithë banorët e fshatit Therepel, të cilët kanë ndihmuar familjen për ta transportuar fëmijën drejt Spitalit të Skraparit.

Largësia e madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome. Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, duke deklaruar se gjendja e fëmijës ishte mjaft kritike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb