TIRANE- Një foshnje tre muajshe ka humbur jetën në banesën e gjyshes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e “Qelqit” në Tiranë gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës,

Burimet policore konfirmojnë se ka vdekur foshnja A.B., banues në Tiranë,

Nga veprimet e kryera dhe deklarimi i nënës Q.A., 15 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, shtojnë të njëjtat burime.

Gjithashtu mësohet se foshnja i seksit mashkull rreth dy muajsh e gjysmë, pjesë e komunitetit rom, i ishte lënë në kujdestari gjyshes së tij nga e ëma.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: