TIRANE- Tragjik ka rezultuar fati i një 80-vjeçari, i cili ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në banesën e të moshuarit në rrugën “Nikolla Zoraqi”.

Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasi me inicialet M. S., është gjetur i pajetë dje në banesën e tij.

Deri më tani nuk dihen motivet për ngjarjen në fjalë, ndërsa policia po heton rreth rastit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb