Tragjik ka rezultuar fati i një 17-vjeçari në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në një kantier ndërtimi Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Vlorë, pranë Kalasë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima me inicialet J.B., kishte zbritur nga makina e tij dhe i ishte afruar kantierit, pasi donte të përshëndeste mikun e tij.

Miku i tij, që në këtë rast ishte manovratori, shtetasi me inicialet B.Ç., 29 vjeç, nuk e ka parë që iu adoleshenti i ishte afruar skrepit, ndërsa ka ndodhur edhe aksidenti i tmerrshëm. Ndonëse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: