Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të enjte.

Avioni me të cilën po udhëtonte producenti i njohur muzikor, Flow La Movie ka pësuar një defekt e është rrëzuar, e për pasojë, ka ndërruar jetë ai, e shoqja dhe djali i tyre 4-vjeç.

Avioni shpërtheu në flakë gjatë një ulje emergjente në Republikën Domenikane.
Jose Angel Hernandez, 38 vjeç, ishte në bordin e avionit Gulfstream IV kur u ngrit nga Aeroporti

Ndërkombëtar La Isabela në një fluturim për në Orlando, Florida, por hasi probleme 15 minuta më vonë dhe u rrëzua në Las Americas, pranë Aeroportit Ndërkombëtar.

Hernandez fitoi famë për këngët e tij të shumta, duke përfshirë ‘Te Bote’ me më të mirët e Amerikës Latine Bad Bunny dhe Ozuna. Ai ka organizuar dhe ka investuar në dhjetëra koncerte për reperë dhe këngëtarë latinë në Florida dhe në të gjithë Amerikën Latine.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb