Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Bahamasit. Një helikopter është rrëzuar, duke iu marrë jetën shtatë shtetasve amerikanë, mes të cilëve dhe miliarderi e manjati i qymyrgurit nga Virxhina Perëndimore, Chris Cline.

Mediat raportojnë se helikopteri është rrëzuar rreth orës 05:00 të mëngjesit, me orën lokale. Zyrtarë të Bahamasit kanë deklaruar se helikopteri është rrëzuar në brigjet e Big Cay, duke vrarë shtatë persona. Sipas zyrtarëve, destinacioni i helikopterit ishte Fort Lauderdale.

Chris Cline e ktheu kompaninë e tij Foresight Energy në një kompani me qarkullim miliarda dollarëshe në vitin 2015. Miliarderi Chris Cline ishte i njohur edhe si një filantropist i madh në Virxhinian Perëndimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb